“Kam qenë me fat që VAR-i nuk ishte në futboll kur unë luaja, është shkatërrues”

Futboll

“Kam qenë me fat që VAR-i nuk ishte në futboll kur unë luaja, është shkatërrues”

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, e ka kritikuar futjen dhe përdorimin e VAR-it, video-asistentit të referimit, në futboll, duke e quajtur shkatërrues të lojës së bukur.

Përdorimi i kësaj teknologjie në Premierligë nisi këtë sezon, por në vend se t’i qartësojë gjërat, ka sjellë vetëm polemika dhe pakënaqësie, veçanërisht tek tifozët.

Wolves ishte ekipi i katërt këtë fundjavë të cilit iu anulua një gol për pozitë jashtë lojë milimetrike kundër Liverpoolit.

“Unë kam qenë mjaft me fat që e kam luajtur lojën e bukur të futbollit pa VAR-in”, shkroi në Twitter ish-ylli i Liverpoolit.

“Sipas mendimit tim, (VAR) është bërë rrëmujë, edhe pse sot e ndihmoi ekipin tim. Thjesht luani futboll!” shtoi ai.

Agger e postoi një fotografi duke e goditur Robin van Persien në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat