Liverpooli, i pamposhtur në 50 ndeshje radhazi në Anfield

Futboll

Liverpooli, i pamposhtur në 50 ndeshje radhazi në Anfield

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Lideri i Premierligës, Liverpooli, është i pamposhtur në hiç më pak se 50 ndeshje radhazi në ligë në Anfield, pas triumfit ndaj Wolves të dielën.

Skuadra e Jurgen Klopp e coi në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje në shtëpi në Premierligë, pasi e mundi Ëolvesin 1:0, falë një goli të shënuar nga Sadio Mane, raporton Gazeta Express.

Në këto 50 ndeshje, të kuqtë kanë fituar 40 herë, ndërsa janë ndalur me barazim 10 herë të tjera.

Humbja e fundit e Liverpoolit në Anfield në një ndeshje lige ishte në prill të vitit 2017 kundër Crystal Palace.

Por kjo nuk është ecuria më e mirë e Liverpoolit ndonjëherë, pasi kampioni evropian i kishte regjistruar 63 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi nga viti 1978 deri më 1980.

Po ashtu, Liverpooli ngel shumë prapa rekordit të Chelseat në këtë aspekt.

Të kaltrit e Londrës i kishin regjistruar plot 86 ndeshje radhazi pa humbje në Stamford Bridge nga viti 2004 deri më 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat