Liverpooli, i pamposhtur në 50 ndeshje radhazi në Anfield

Futboll

Liverpooli, i pamposhtur në 50 ndeshje radhazi në Anfield

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 09:16
Liverpooli

Lideri i Premierligës, Liverpooli, është i pamposhtur në hiç më pak se 50 ndeshje radhazi në ligë në Anfield, pas triumfit ndaj Wolves të dielën.

Skuadra e Jurgen Klopp e coi në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje në shtëpi në Premierligë, pasi e mundi Ëolvesin 1:0, falë një goli të shënuar nga Sadio Mane.

Në këto 50 ndeshje, të kuqtë kanë fituar 40 herë, ndërsa janë ndalur me barazim 10 herë të tjera.

Humbja e fundit e Liverpoolit në Anfield në një ndeshje lige ishte në prill të vitit 2017 kundër Crystal Palace.

Por kjo nuk është ecuria më e mirë e Liverpoolit ndonjëherë, pasi kampioni evropian i kishte regjistruar 63 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi nga viti 1978 deri më 1980.

Po ashtu, Liverpooli ngel shumë prapa rekordit të Chelseat në këtë aspekt.

Të kaltrit e Londrës i kishin regjistruar plot 86 ndeshje radhazi pa humbje në Stamford Bridge nga viti 2004 deri më 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat