“Ne jemi Real Madrid, do të fitojmë gjithçka”

Futboll

“Ne jemi Real Madrid, do të fitojmë gjithçka”

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 09:53
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois dëshiron ta shkruajë historinë me Real Madridin, klubin për të cilin thotë se dëshiron ta fitojë çdo garë në të cilën merr pjesë këtë sezon.

Real Madridi ka mundësi t’i fitojë katër trofe deri në fund të sezonit, duke nisur me Superkupën e Spanjës në janar.

“Ky është Real Madridi. Tani e kemi Superkupën, pastaj Kupën e Mbretit, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Gjithçka”, tha Courtois për Marca.

“Ne duam të fitojmë trofe dhe mezi pres ta shkruaj historinë me Real Madridin. Ne e kemi dëshmuar ndaj Barcelonës se mund ta mposhtim çdo ekip dhe të luajmë mirë”, shtoi ai.

Portieri belg thotë se e adhuron Real Madridin që nga mosha e fëmijërisë.

“Unë e adhuroja Iker Casillasin kur isha fëmijë. E kam pasur një baner të Santiago Bernabeut në murin tim”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat