Reali synon t’ia vazhdojë kontratën Benzemas

Futboll

Reali synon t’ia vazhdojë kontratën Benzemas

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 12:47
Karim Benzema

“Los Blancos” po planifikojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin francez deri në vitin 2023

Real Madridi po synon t’ia vazhdojë kontratën Karim Benzemas.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Kontrata aktuale e sulmuesit të rrezikshëm francez do të skadojë në vitin 2021, ndërsa gjiganti madrilen po mendon t’ia vazhdojë atë për dy vjet të tjerë.

Benzema shumë shpejt do t’i mbushë 32 vjet, ndërsa me kontratën e re, e cila do të skadonte në vitin 2023, ai do t’i jepte fund eksperiencës madrilene.

Përfaqësuesi francez po shkëlqen këtë sezon me Realin, duke e udhëhequr i vetëm sulmin.

Ai i ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat