Aubameyang dëshiron largimin nga Arsenali

Futboll

Aubameyang dëshiron largimin nga Arsenali

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 17:11
Pierre Emerick Aubameyang

Skuadra e Arsenalit ka marrë një goditje të radhës pas rezultateve jo shumë të mira.

Super sulmuesi i skuadrës, Pierre Emerick Aubameyang i ka treguar drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet qysh në janar nga “Topçinjtë”, shkruajnë mediat britanike.

Aubameyang ka edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, por kohët e fundit u flit për një dëshirë të tij për largim nga ‘Emirates Stadium’.

Aubameyang ka shënuar 56 gola në 89 paraqitje me Arsenalin.

Në anën tjetër, Olivier Giroud është i interesuar të rikthehet në Arsenal, pasi nuk dëshiron të largohet nga Londra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat