Atletico Madrid në kërkim të një sulmuesi, Cavani dhe Alcacer dy më të pëlqyerit

Futboll

Atletico Madrid në kërkim të një sulmuesi, Cavani dhe Alcacer dy më të pëlqyerit

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Cavani

Atletico Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi. Dihet tashmë që  në Madrid drejtuesit e Los Colchoneros kërkojnë Edinson Cavanin.

El Matador, 32 vjeç, me kontratë deri në verë të vitit 2020 me parizienët, nuk do të ta rinovojë kontratën, sepse ka plane të tjera për të ardhmen e tij. Që nga janari ai mund të firmosë parakontratë me çdo klub në botë, për të zyrtarizuar më pas gjithçka në qershor, transmeton Gazeta Blic.

Gjithsesi duke qënë se me Cavanin drejtuesit e Atletico Madrid nuk kanë asgjë të sigurt kanë gati një liste me 5 emra të tjerë sulmuesish. Paco Alcacer aktualisht pjesë e Borussia Dortmund, është njëri prej kandidatëve. Me ardhjen e Haland tek verdhezinjtë transferimi i 26-vjeçarit duket mëse i mundshëm.

Piatek është një tjetër emër që po vëzhgohet me kujdes. Edhe për polakun e ardhmja është e pasigurt pas transferimit të Ibrahimovic. Në listë janë edhe Dries Mertens i Napolit si dhe Patrick Cutrone që momentalisht është pjesë Wolverhampton. Cedric Bakambu është sulmuesi i radhës i cili synohet nga drejtuesit e Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat