E konfirmon Zanetti, Interi nis negociatat me Barcelonën për Vidalin

Futboll

E konfirmon Zanetti, Interi nis negociatat me Barcelonën për Vidalin

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 23:15
Arturo Vidali

Dëshira e madhe e Antonio Contes për afatin kalimtar të janarit është Arturo Vidal

Conte e do me çdo kusht kilianin te Interi, të cilin e njeh shumë mirë nga koha sa ishin së bashku te Juventusi ku korrën shumë suksese.

Duket se kjo dëshirë edhe mund t’i realizohet Contes.

Zëvendës presidenti i klubit, Javier Zanetti, ka konfirmuar se janë të interesuar për Arturo Vidalin, derisa tashmë kanë nisur edhe negociatat.

“Ai është lojtar që pa asnjë dyshim të të rrisë nivelin e lojës sonë”.

“Do të shohim se si do të shkojë ky afat kalimtar, kemi një muaj për t’i bërë gjërat siç duhet”, shtoi Zanetti për ESPN.

“Vidal është lojtar me karakter të shkëlqyer dhe eksperiencë, kështu që do të shohim çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat