Castillejo afër largimit nga Milan, shikon rrugën për rikthim në Spanjë

Futboll

Castillejo afër largimit nga Milan, shikon rrugën për rikthim në Spanjë

Më: 2 janar 2020 Në ora: 22:22
Samuel Castillejo

Ylli i Milan, Samuel Castillejo, është afër që të largohet nga ‘San Siro’.

Merkatoja e janarit po e gjen shumë aktive skuadrën e Milan, e cila tashmë veçse ka nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic.

‘Rosoneri’ do të synojnë që përveç afrimeve edhe të largojnë disa lojtarë, dhe një nga ata që mund të largohet është Castillejo.

‘Diario Sport’ shkruan se Atletico Madrid dhe Espanyol janë dy skuadrat që garojnë për Castillejo.

Lojtari do të mbush 25 vite këtë muaj dhe kushtonte 21.3 milionë  gjatë verës së 2018, kur nga Villarreal kalonte tek Milan.

Espanyol shihet si skuadra favorite për transferimin e anësorit. Ata pritet të arrijnë marrëveshje huazimi, deri në fund të sezonit.

Castillejo ka kontratë të vlefshme me Milan deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat