Firmos per 6 muaj, por nëse fiton trofe rinovohet për 2 vite të tjera

Futboll

Firmos per 6 muaj, por nëse fiton trofe rinovohet për 2 vite të tjera

Më: 3 janar 2020 Në ora: 10:28
Firmos per 6 muaj, por nëse fiton trofe rinovohet për 2 vite të tjera

Adolfo Sormani do të drejtojë Partizanin, duke pasuar në stol italianin Franco Lerda.

Presidenti Gaz Demi ka marrë këtë vendim dhe pritet që klubi i kuq të dalë me një komunikatë zyrtare.

Në Itali madje kanë arritur të zbulojnë edhe detaje të kontratës së trajnerit italian me Partizanin. Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, raporton se Sormani ka firmosur për gjashtë muaj me “demat e kuq”.

Të dhëna rreth pagës nuk jepen, por zbulohet se kontrata do të zgjatet me dy vite të tjera në rast se Sormani ia del të fitojë titullin kampion ose Kupën e Shqipërisë me Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat