Vokrrit i prekën faqet! Portieri shanë me nënë serbisht në Gjilan, milicia me qen në fushë, tollovi e lehje qeni në vitin 1985!

Futboll

Vokrrit i prekën faqet! Portieri shanë me nënë serbisht në Gjilan, milicia me qen në fushë, tollovi e lehje qeni në vitin 1985!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2020 Në ora: 10:54
Portieri i Buduçnostit atëkohë

Dikush thotë se Gjilani po thyen rekord me shikueshmëri në vitet e pasluftës! Gjeneratat e vjetra e din mirë se Gjilani ka thyer edhe më rekord në vitin 1985 për nga shikueshmëria, në atëkohë luhej derbi i madh mes dy skuadrave të Kosovës, fatkeqësisht jo me emra shqip Cërvena Zvezda e Gjilanit dhe Buduçnosti i Pejës, skuadra që shumica përbëheshin nga shqiptarët!

Një ndeshje e tensionit të lartë, thuhet se skuadra pejane ishte dëmtuar shumë.  Në anën tjetër, në tribuna ishin futbollistët e gjeneratës së artë të asaj kohe, Fadil Vokrri, Shefqet Sinani, Erdogan Celina etj.

Në fillim të videos nga “Besfort.tv” shihet se si njëri që krijonte atmosferë nga simpatia që kishte për Vokrrin ia kishte prekur edhe dy faqet dhe këndonte Vokrri,Vokrri.

Në minutën e 3 e 10 sekonda mund ta shihni se si portieri i Buduçnostit, Vukoviq, shante serbisht publikun dhe në minutën e 4 e 33 sekonda shihet milici i asaj kohe me qen dhe si lehte qeni në at tollovi.

Histori interesante e këtij derbi që ishte fituar nga vendasit me 1:0 në kuadër siç thuhet atë kohë Liga e Parë Krahinore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat