West Ham janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 20 milionësh

Futboll

West Ham janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 20 milionësh

Më: 3 janar 2020 Në ora: 11:02
West Ham janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 20 milionësh

West Ham janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 20 milionë euro për sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa, sipas Sky Italia.

23 vjeçari aktualisht është i huazuar te Flamengo, dhe skuadra braziliane pretendon se është arritur një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm.

Por, është Inter që insiston se nuk është kështu dhe duan të shesin ‘Gabigolin’ te skuadra që ofron më shumë.

Barbosa ka zbuluar pak ditë më parë dëshirën për të luajtur në Premierligë, ku përmendur Liverpoolin.

Lojtari që së fundi shkëlqeu në ‘Coppa America’, ka shënuar 43 gola në 56 ndeshje me Flamengon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat