Dita kur Varane ia ‘përplasi’ në fytyrë Ronaldos!

Futboll

Dita kur Varane ia ‘përplasi’ në fytyrë Ronaldos!

Më: 3 janar 2020 Në ora: 11:22
Raphael Varane

“Nuk jam Varane, por Rapha”, i kishte thënë vite më parë Varane Ronaldos.

Raphael Varane ka zbuluar një moment interesant që kishte ndodhur në stërvitje te Real Madridit në ditët kur në skuadër ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Ai ka treguar se në një moment, në stërvitje, Ronaldo nuk e thirri në emër atë, cka natyrisht e irritoi francezin.

“Varane, shko në mesë”, i kishte thënë Ronaldo, deri ky i fundit ia ka kthyer: “Nuk jam Varane, jam Rapha!”.

Sido që të jetë, 26-vjeçari nuk mendon se Ronaldo ka treguar mos respekt.

“Nuk ishte diçka jo e respektueshme”, shtoi Varane për “Onze Mondial”. “Jam super i mirë, i shkëlqyer, madje edhe në dhomën e zhveshjes. Jam i qetë, por gjithashtu edhe i turpshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat