Zërat për largimin nga Partizani, mbrojtësi i jep fund aludimeve

Futboll

Zërat për largimin nga Partizani, mbrojtësi i jep fund aludimeve

Më: 3 janar 2020 Në ora: 13:41
Dejan Bodor

Dejan Boldor u afrua te Partizani në merkaton e verës, teksa u përshtat menjëherë dhe fitoi vendin e titullarit në formacionin e Lerdës.

Mirëpo pas largimit të teknikut italian, edhe forma e mbrojtësit rumun ka ardhur në rënie. Pikërisht për këtë arsye kanë qarkulluar zëra se 24-vjeçari mund të largohet nga të kuqtë.

Për t’i mohuar këto zëra ka menduar vetë futbollisti, i cili në “Instagram”, ka postuar një foto të cilët e shoqëron me shkrimin: “Mezi pres të rikthehem”, teksa etiketon në foton e tij edhe Partizanin.

Me këtë, duket se Boldor i jep fund të gjitha zërave që e shohin atë larg të kuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat