Capello: Po e bleu këtë futbollist në janar, Interi fiton titullin

Futboll

Capello: Po e bleu këtë futbollist në janar, Interi fiton titullin

Më: 3 janar 2020 Në ora: 14:22
Fabio Capello

Fabio Capello, ish-trajneri i Real Madridit, Milanit, Juventusit, në mesin e shumë skuadrave të tjera, e ka inkurajuar Interin që të bëjë çmos në merkaton e dimrit për të marrë Arturo Vidal.

Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i njohur italian e “bekoi” ardhjen e mundshme të mesfushorit kilian te zikaltrit: "Do të ishte një goditje mirë. Në merkaton e dimrit ka kuptim për një ekip, nëse merr lojtarë me cilësi. Arturo Vidal është, pa dyshim, një futbollist ekspert, me një nuhatje për golin dhe, mbi të gjitha, Antonio Conte e njeh atë në mënyrë të përsosur, që nga koha kur ishin bashkë te Juventusi. Me Vidal në radhët e tij, Interi mund të rivalizojë qartësisht për titullin në Serie A”.

Në Itali, thashethemet janë gjithnjë e më të forta, që flasin për një zbarkim të menjëhershëm të mesfushorit kilian tek Interi, megjithëse Barcelona jozyrtarisht pretendon se nuk ka ndonjë propozim konkret. Arturo Vidal është i ngazëllyer për mundësinë e rikthimit nën drejtimin e Conte. Ankesa e fundit, e paraqitur në La Liga dhe AFE për shuma të pretenduara të papaguara, ka shërbyer vetëm për të intensifikuar lajmet për largimin e tij nga Barça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat