Arsenali e do Boatengun në vend të Mustafit

Futboll

Arsenali e do Boatengun në vend të Mustafit

Më: 3 janar 2020 Në ora: 16:19
Jerome Boateng

“Topçinjtë” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi në vend të Shkodran Mustafit, i cili pritet të largohet

Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi për ta zëvendësuar Shkodran Mustafin.

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Londra gjatë janarit dhe Topçinjtë janë vënë në gjah për pasardhësin e tij.

Sipas “Sky Germany”, “Gunners” i kanë kërkuar Bayern Munichut informata për Jerome Boatengun.

Kampioni i botës me Gjermaninë qe një kohë lidhet me një largim nga gjiganti bavarez.

Dhe, ish-futbollisti i Manchester Cityt mund ta shohë veten duke u rikthyer në Premierligë, këtë radhë tek Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat