Man Utd e do Semedon

Futboll

Man Utd e do Semedon

Më: 3 janar 2020 Në ora: 16:22
Nelson Semedo

“Djajtë e Kuq” thuhet se i kanë nisur bisedimet me menaxherin Jorge Mendes për mbrojtësin e djathtë

Manchester United është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, Nelson Semedo.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i kënaqur me Aaron Wan-Bissakan në krahun e djathtë.

Mirëpo, mbrojtësi i djathtë portugez mund t’i jepte më shumë ekipit nga “Old Traffordi”.

Flitet se United tashmë i ka nisur bisedimet me menaxherin e futbollistit, Jorge Mendes rreth këtij transferimi.

Semedo nga ana e tij nuk ka bindur sa duhet deri tash në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat