Vllaznia nis stërvitjen

Futboll

Vllaznia nis stërvitjen

Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:49
Vllaznia nis stërvitjen

Vllaznia e Shkodrës u ka dhënë fund pushimeve me rastin e festave të fundvitit dhe ka zbritur në fushën e blertë.

Shkodranët kanë nisur seancat stërvitore edhe pse në mungesë të trajnerit Mirsad Jonuz i cili do të bashkohet me skuadrën në minifazën përgatitore të dimrit të cilën Vllaznia do ta zhvillojë në qytetin e Ohrit e cila do të zgjasë rreth dy javë.

Në Maqedoninë e Veriut, kuqeblutë pritet të marin ngarkesën e duhur stërvitore për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rifillimin e kampionatit.

Ndërkohë sytë e trajnerit Jonuz dhe stafit teknik janë nga merkato aty ku presin përforcime sidomos në repartin e sulmit. Pas 17-javëve të para të kampionatit, Vllaznia pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat