Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikano-latine

Futboll

Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikano-latine

Më: 3 janar 2020 Në ora: 18:22
Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikano-latine

Diego Armando Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikano-latine pas eksperiencës me Argjentinën.

Trajneri aktual i Himnasias është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Venezuelës dhe për të zëvendësuar Rafael Dudamel që ka dhënë dorëheqjen. 

Sipas zërave që po qarkullojnë, peshorja po anon pikërisht nga ana e El Pibe De Oros kjo edhe për shkak të raporteve të mira të Maradonës me presidentin e vendit Nicolas Maduro të cilin legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror e konsideron si mikun e tij.

Madje në të kaluarën Maradona, shpesh i ka dalë në mbrojtje Maduros madhe është fotografuar me të duke mbajtur edhe një flamur venezuelian dhe për këtë në kohën kur ishte në stolin e Dorados së Sinaloas ai u ndëshkua edhe me një gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat