Në luftë për mbrojtësin e Norwichit

Futboll

Në luftë për mbrojtësin e Norwichit

Më: 3 janar 2020 Në ora: 18:37
Më luftë për mbrojtësin e Norwichit

Arsenali ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin Max Aarons por Spurs mbeten favorit për ta marrë tinejxher

Sportsmail mëson se çmimi i tij është 30 milionë funte do të jetë e mjaftueshme që marrëveshja të bëhet këtë muaj, me Aarons që ka mundësi të kthehet si i huazuar në Carrow Road deri në fund të sezonit.

Everton dhe West Ham po ashtu ka shprehur interes për 19 vjeçarin dhe Arsenali thuhet se i është ofruar atij këtë javë.

Gunners janë të shqetësuar për anën e djathtë të mbrojtjes pasi që Hector Bellerin nuk është i njëjti lojtarë pas lëndimit serioz në gju dhe Aaron shihet si mbrojtësi që ka të njëjtën hap dhe gjendje fizike që i përshtatet Mikel Artetas.

Mirëpo deri me tani Spurs thuhet se janë shumë më para për Aarons, i cili është shpallur si lojtari më i mirë i ri në Championship sezonin e kaluar

Megjithatë, Aarons nuk dëshiron që të rikthehet në Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat