Tragjedi në Francë: Ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar!

Futboll

Tragjedi në Francë: Ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar!

Më: 3 janar 2020 Në ora: 19:52
Nathael Julan

Një lajm shumë i trishtë nga Franca. Futbollisti Nathael Julan ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë. Lojtari i Guingamp ka përplasur automjetin e tij gjatë kohës që po drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:20 të pasdites, aty ku zjarrfikësit janë lajmëruar se një makinë ka dalë nga rruga. Automjeti ishte i lojtarit fatkeq që nuk ia doli t'u shpëtonte plagëve të marra. 

Arsyet e daljes nga rruga janë të paqarta. Lajmi është konfirmuar dhe nga klubi i Guingamp përmes një postimi në Twitter. klubi francez tregon dhimbjen e madhe të përjetuar për mësimin e ngjarjes. Shumë nga klubet e tjera të Francës, PSG, Lorient, Toulouse, Bordeaux, Cean, Lens, etj janë solidarizuar me klubin e Guingamp.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat