Kryeziu po ushtron me Zurichun, shpresa për Kosovën

Futboll

Kryeziu po ushtron me Zurichun, shpresa për Kosovën

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:21
Kryeziu

Mesfushori defansiv është kthyer sot në stërvitje për skuadrën e tij të Zurichut

Pas Arbër Zenelit që ka filluar të stërvitet me Reims, për Kosovën ka ardhur edhe një lajm i mirë sonte.

Mesfushori defansiv ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombëve por ishte lënduar për ndeshjet e eliminatoreve për Euro 2020.

“U ktheva”, ka shkruar ai në një postim të para katër orëve në InstaStory.

A do të jetë ai gati për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë, kjo mbetet të shihet pasi që do të shihet sa do të jetë ai i gatshëm fizikisht për ta përballuar intensitetin e këtyre ndeshjeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat