Përfaqësues të Milan në Barcelonë – takohen me Todibo

Futboll

Përfaqësues të Milan në Barcelonë – takohen me Todibo

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:24
Jean Clair Todibo

Jean Clair Todibo me shumë gjasë do të jetë lojtar i Milan.

Milan po synon transferimin e mbrojtësit francez të Barcelonës, Jean Clair Todibo.

Gianluca Di Marzio bën të ditur se përfaqësues të Milan tashmë janë në qytetin e Barcelonës, për të mbyllur një marrëveshje me lojtarin.

Todibo ka pasur mungesë minutazhi në ‘Camp Nou’ dhe ‘Rosoneri’ po synojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi.

Barcelona dëshiron që në klauzolën e lojtarit të ketë të drejtën për ta blerë mbrapsht lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat