Atalanta kërkon një mbrojtës, synon atë të kombëtares shqiptare

Futboll

Atalanta kërkon një mbrojtës, synon atë të kombëtares shqiptare

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:44
Atalanta

Kualifikimi për në 1/16-tat e Ligës së Kampionëve, do të bëjë që Atalantës t’i ngjishet axhenda gjatë muajve të ardhshëm.

Kështu që ekipi bargamask, do të hidhet në merkato për t’u përforcuar. Duke parë që sulmi po funskionon siç duhet, Atalanta tashmë kërkon për mbrojtës.

“Tuttsport”, bën me dije se Atalanta, ka piketuar tre mbrojtës. Kaldara, Simakan dhe futbollistin e Kombëtares Marash Kumbulla shkruan Panorama.

Paratë e siguruara nga shitja e Kulusevskit, mund të shkojnë për Kumbullën, që po mahnit këtë sezon në Serinë A.

Për mbrojtësin e ri, deri më tani ka pasur dhe interesim nga ekipe të mëdha, si Interi, Juventusi apo edhe Lacio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat