Piatek refuzon ofertat nga Italia e Anglia, dëshiron qëndrimin në San Siro

Futboll

Piatek refuzon ofertat nga Italia e Anglia, dëshiron qëndrimin në San Siro

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:54
Piatek

Me rikthimin e Ibrahimovicit në San Siro, vështirë se do të gjejë vend në formacionin bazë.

Polaku Krzysztof Piatek shkëlqeu në vitin e parë, megjithëse pasoi një rënie e formës së tij, në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe atë të parin të 2019/2020-ës.

Milani si duket është i gatshëm ta largojë atë, por vetëm me ndonjë ofertë konkrete.

Para disa ditësh, Pioli pati deklaruar se polaku nuk duhet të frikësohet me ardhjen e Ibras, por se konkurrenca do ta bëjë edhe më të fortë.

Pikërisht prej nga erdhi, Genoa, po e kërkon rikthimin e tij, ndërkaq edhe Crystal Palace ka shfaqur interesim. Në mini-afatin kalimtar të Janarit priten të reja, mirëpo nuk pritet ndonjë largim eventual, pasi çfarëdo që ndodhë me Ibran, të paktën ka një sulmues të mirëfilltë në bankën rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat