Derbi i “FA Cup”, Klopp dhe Ancelotti “gudulisin” njëri-tjetrin në distancë

Futboll

Derbi i “FA Cup”, Klopp dhe Ancelotti “gudulisin” njëri-tjetrin në distancë

Më: 3 janar 2020 Në ora: 22:28
Klopp dhe Ancelotti

"Është një mundësi fantastike. Do të jetë e vështirë, kjo është normale, por ne mund të bëjmë diçka të mirë vetëm nëse jemi të përqendruar dhe luajmë pa frikë. Do të na duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme, normaliteti kundër tyre nuk mjafton. Gjithçka duhet të jetë perfekte”. Kështu shprehet trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, në prag të derbit që i pret lojtarët e tij në “FA Cup”, të dielën, në “Anfield”, kundër Liverpool. Kundërshtari është vërtet i frikshëm, sepse kemi të bëjmë me kampionët e Europës, kampionët e botës dhe kryesuesit e Premier League.

Trajneri emilian i njeh mirë derivatet dhe historikisht e di se çfarë do të thotë të luash kundër “Reds”: "Mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë derbi është përqendrimi tek ato që duhen bërë në fushë, tek asgjë tjetër. Pra, lojtarët duhet të preokupohen si duhet të mbrojnë dhe si duhet të sulmojnë. Çdo derbi është vërtet i rëndësishëm për tifozët. Si futbollist i kam luajtur në Romë dhe Milano. Unë e di se sa ndryshe janë këto sfida. Ne duhet të kemi besim për t’u paraqitur mirë, të përpiqemi të luajmë futboll dhe të ecim përpara në një kompeticion, që të gjithë e dinë sa prestigjioz është. Herën e fundit në Angli fitova këtë trofe, shpresoj se do t'i sjellë fat Evertonit”.

Nga ana e tij, Jurgen Klopp, përpara raundit të tretë të “FA Cup”, pret një derbi të gëzueshëm për të gjithë tifozët: “Unë me siguri nuk do t'ia zbuloj Carlo Ancelotti formacionin, me të cilin do të përballemi në derbi. Tani për tani nuk e di as vetë se me çfarë formacioni do të luaj. Nuk mendoj se Carlo do të ndryshojë shumë për këtë ndeshje. Ai e filloi shumë mirë në skuadrën e re. Pas shumë vitesh, Evertoni i tij ka një shans për të fituar në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat