Filipe Luis: Hazard? Luante me Mario Kart edhe në dhomat e zhveshjes

Futboll

Filipe Luis: Hazard? Luante me Mario Kart edhe në dhomat e zhveshjes

Më: 3 janar 2020 Në ora: 23:32
Eden Hazard

Filipe Luis është larguar nga Atletico Madrid verën e kaluar për të shkuar te Flamengo. Në të kaluarën e mbrojtësit është edhe një sezon të Chelsea, klub në të cilin ka qenë shok skuadre me Eden Hazard.

Dhe braziliani ka zbuluar një prapaskenë interesante pikërisht në lidhje me belgun gjatë një interviste të dhënë në kanalin Youtube

"Për mua gjëja më e rëndësishme është përqendrimi. Të qëndrosh për një kohë të gjatë me celular në Facebook ose Instagram nuk të ndihmon, veçanërisht nëse qëndron për pesë orë në ditë", ka thënë Luis.

"Mbaj mend se një herë Hazard luante me Mario Kart në dhomat e zhveshjes. Përgatitësi na tha të dilnim për nxehjen, por ai vazhdonte të luante. Kur ia vura në dukje, ai më tha: 'Rri i qetë, ma paso mua topin dhe nuk do të ketë asnjë problem'".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat