Uniformë me stemën speciale, Liverpool “tmerron” Everton-in

Futboll

Uniformë me stemën speciale, Liverpool “tmerron” Everton-in

Më: 3 janar 2020 Në ora: 23:51
Jurgen Klopp

Buzëqesh Liverpool, edhe pse pjesërisht. “Të Kuqve” u është lejuar të mbajnë mbi fanellë edhe stemën e Kampionit të Botës FIFA për ndeshjen e turit të tretë të FA Cup, në program për të dielën, në sfidën ndaj rivalit, Everton.

Një sukses ky për Liverpool, duke konsideruar polemikat me institucionet futbollistike angleze që nuk parashikojnë ndryshime në fanellat e ekipeve gjatë sezonit në vijim.

Në fakt, Liverpool-it iu lejua që të veshë fanellën me stemën e Kampionit të Botës vetëm me rastin e ndeshjes ndaj Wolverhampton, në kampionat në fund të dhjetorit. Një thyerje e rregullave, që të paktën për këtë sezon nuk do të përsëritet më, të paktën duke iu referuar në letër rregullores së Premier League.

Diskutim i ndryshëm në fakt për FA Cup dhe Champions League, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Klopp do të mund të krenohet dhe të “frikësojë” kundështarët me stemën që siguroi për të parën herë në historinë e klubit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat