Rokadë francezësh, Juventusi tenton sërish Paul Pogba

Futboll

Rokadë francezësh, Juventusi tenton sërish Paul Pogba

Më: 4 janar 2020 Në ora: 09:33
Paul Pogba

Zhurma e Kulusevskit i ka irrituar tifozët e Juventusit, të cilët do të duhet të presin deri në verë për ta parë suedezin në veprim me fanellën bardhezi.

Ata presin që ndonjë goditje tjetër të bëhet menjëherë nga Fabio Paratici dhe ëndrra e madhe në këtë kuptim është Paul Pogba.

Marrëdhënia midis francezit dhe drejtuesve të “Djajve të Kuq” është shumë larg të qenurit idilike.

Benzinë zjarrit i kanë hedhur deklarimet e fundit të agjentit të tij, Mino Raiola, i cili sulmoi ashpër klubin anglez për shkak të mungesës së ambicies afatshkurtër: "Problemi i Pogba është Manchester United. Është një klub jashtë kësaj bote, pa një projekt sportiv. Sot nuk do të dërgoja askënd tjetër atje. Ata do të shkatërronin edhe Maradonën, Pele e Maldini. Pogba ka nevojë për një klub si Juventusi".

Fjalë, që e mërzitën trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili, sidoqoftë, preferoi të mos fliste publikisht për të. Juventusi është thirrur në betejë nga menaxheri italo-holandez, jo pa ndonjë arsye. Sipas “The Sun”, në fakt, “Zonja e Vjetër” do të dëshironte të bënte një përpjekje për mesfushorin francez që në merkaton e dimrit. Manchester United e vlerëson francezin 100 milionë euro, një shifër e zbutur nga përfshirja e një homologu tjetër bardhezi.

Ana tjetër e medaljes së një transferimi të mundshëm shihet Adrien Rabiot, gjithashtu i kërkuar nga Manchester United në verë, para se të vendoste të zbarkonte në Torino si lojtar i lirë. Një operacion merkatoje me aromë të fortë transalpine, referuar kombësisë së dy lojtarëve.

Ish-lojtari i PSG do ta lejonte Juventusin të mbulonte një kosto prej 30 milionë euro. Prandaj, shpenzimi financiar do të ishte 70 milionë euro, duke marrë parasysh kërkesat e bëra nga anglezët për Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat