Milani në bisedime zyrtare për Todibo

Futboll

Milani në bisedime zyrtare për Todibo

Më: 4 janar 2020 Në ora: 10:32
Todibo

Zyrtarët e Milan kanë filluar bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin Jean-Clair Todibo shkruan Sky Sport Italia nëpërmes gazetarit dhe analistit të njohur Gianluca Di Marzio.

Kuqezinjtë ka kohë që janë lidhur me Todibon, i cili mbush 20 vjet këtë javë dhe i ishte bashkuar FC Toulouse për një milionë euro një vit më parë.

Ai nuk ka pasur minuta shumë në Camp Nou, duke bërë vetëm dy paraqitje në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet kanë dështuar më parë për të arritur një marrëveshje pasi që Barcelona dëshiron një marrëveshje huazimi për gjashtë muaj me të drejtë blerje në rast se e shet atë.

Megjithatë, Milan nuk janë të përgatitur për ta rivitalizuar një lojtarë për asgjë duke thënë jo për të ardhmen e tij.

Sipas Sky Sport Italia, drejtori i sportit në Milan Ricky Massara për momentin është në Barcelonë për të biseduar për Todibon dhe shpreson që ta huazojë atë me opsion blerjen në fund të sezonit.

Edhe analisti i  Sportitalia, Alfredo Pedulla e ka konfirmuar këtë takim por ai thotë se Barca dhe MIlan tashmë janë pajtur, kështu që i mbetet kuqezinjve ta bindin Todibon që ti bashkohet atyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat