Interi siguron yllin e mesfushës, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Interi siguron yllin e mesfushës, pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 4 janar 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Mesfushori krijues i Tottenham, Christian Eriksen, është afër transferimit tek Interi. Konfirmimi vjen nga atdheu i lojtarit në fjalë, që ka kontratë me “Spurs” deri në qershorin e këtij viti.

Pra, nëse nuk shitet merkaton e dimrit, këtë muaj, ai del lojtar i lirë dhe largohet nga nënkampionët e Europës në fuqi me kosto zero. Është gazeta daneze “Ekstra Bladet”, e cila raporton se marrëveshja me Interin është arritur dhe flitet për transferim të menjëhershëm.

Skuadra e Serie A duket se i ka kapërcyer pengesat në garën për mesfushorin, i cili kërkohet edhe nga gjigantë të tjerë të kontinentit, si Real Madridi etj. Interi mund ta përmbyllë gjithçka shpejt, me një ofertë prej 21 milionë euro për Tottenham. Nga ana tjetër, thuhet se është arritur akordi edhe me vetë futbollistin, për pagën që do të marrë në “San Siro”. Shuma fikse nuk bëhet publike, por nënkuptohet diçka e përafërt me rrogën e Lukakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat