Real Sociedadi po konfirmon formën e mirë këtë sezon, duke konkurruar për një vend në Europë dhe meritë ka trajneri Imanol Alguacil, i cili e drejton ekipin që prej vitit 2018.
Për drejtuesit, një fakt i tillë nuk mund të anashkalohet, ndaj dhe vendosën të zgjatnin kontratën e 48-vjeçarit me një tjetër sezon, teksa kontrata aktuale skadonte në qershor.
Për Alguacil ka patur interes edhe nga disa klube të tjera spanjolle, që po monitoronin situatën e trajnerit, por tani, me zgjatjen e kontratës, mbyllet çdo mundësi largimi nga klubi bask.