Lojtari i Realit dështon në Angli, rikthehet në Bernabeu

Futboll

Lojtari i Realit dështon në Angli, rikthehet në Bernabeu

Më: 4 janar 2020 Në ora: 12:06
Real Madridi

Real Madridi do të detyrohet të gjejë një skuadër të re për mbrojtësin Jesus Vallejo. Futbollisti i huazuar te Wolves nuk arriti të binde në Angli duke mos u kthyer në titullar dhe tekniku Nuno Santo zbuloi se i riu do të kthehet në Bernabeu. 

"Jesus Vallejo do të largohet, pasi dëshiron të ketë minuta loje. Ai është i ri dhe i talentuar. Ne e morëm me pritshmëri të mëdha, por nuk funksionoi. 

"3shtë koha që të largohet dhe të gjejë një klub që të luajë dhe të zhvillohet, pasi talenti nuk i mungon. Ai kishte momente që luajti, pati momente të mira, por gjithashtu dhe momente ku nuk luajti mirë. Në rastin e tij, ishte një lëvizje që nuk funksionoi", - tha tekniku. Vallejo ka luajtur vetëm dy ndeshje në Angli duke koleksionuar 162 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat