"Një ditë Pele, një ditë askush", - sulmuesi i Realit tregon ferrin

Futboll

"Një ditë Pele, një ditë askush", - sulmuesi i Realit tregon ferrin

Më: 4 janar 2020 Në ora: 12:38
Vinicus Junior

Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicus Junior, ka vuajtur jo pak këtë vit me madrilenët. Ai ka treguar bisedën me Marcelon para se të nënshkruante me "Los Blancos". 19-vjeçari ka folur me bashkëkombasin e tij dhe ka qenë i përgatitur për problemet që do të haste në Bernabeu. 

"Kur pashë mundësinë për t'u bashkuar me Real Madridin, fillimisht besova me Marcelon. Ai u tregua i sinqertë dhe më tregoi problemet me tifozët. Më tha se janë kritikues të ashpër dhe se një ditë mund të isha Pele, ditën tjetër askush. 

"Jam i lumtur dhe e dua këtë klub. Dua të jem i suksesshëm këtu, prandaj vendosa ta pranoj këtë sfidë. Do të jap gjithmonë maksimumin tim për të arritur majat", - tha lojtari. Braziliani ka vuajtur këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 11 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Ai është lenë dhe jashtë skuadrës nga tekniku Zidane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat