Real Madrid transferon yllin brazilian

Futboll

Real Madrid transferon yllin brazilian

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:19
Real Madrid

Afati i janarit ka nisur edhe ekipet janë hedhur në aksion për sjelljen e lojtarve të rinj.

Real Madridi po insiston për talentin Reinier të Flamengos.

17-vjeçari konsiderohet si një nga futbollistët më premtues të Brazilit dhe Florentino Perez mendon ta mbyllë sa më shpejt afrimin e tij, për ta bashkuar fillimisht me ekipin e të rinjve.

E vetmja pengesë mbetet klauzola 35 milionë euro që ka fantazisti, teksa oferta e Real Madridit arrin deri në 30 milionë euro bashkë me bonuset.

Synimi i klubit spanjoll është ta zyrtarizojë Reinier përpara 19 janarit, kur ai mbush 18 vjeç, dhe ta lërë 6 muaj me ekipin Castilla për t’u përshtatur dhe për të luajtur rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat