Arsenali ofron 50 milionë euro për sulmuesin e skuadrës holandeze

Futboll

Arsenali ofron 50 milionë euro për sulmuesin e skuadrës holandeze

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:42
Arsenali ofron 50 milionë euro për sulmuesin e skuadrës holandeze

Hakim Zijesh mund të largohet nga Ajaksi që në muajn janar. Marokeni i kampionëve të Holandës, ka shkëlqyer dy sezonet e fundit dhe pritet të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij.

Siç raportojnë mediat në Angli, Arsenali është gati të ofrojë 50 milionë euro për 26 vjeçarin, që po luan sezonin e tij të tretë tek Ajaksi.

Një interesim nga ana e “topçinjve” ka pasur që në merkaton e verës, por ekipi i drejtuar nga Emeri asokohe u step për blerjen e lojtarit.

Në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Zijesh ka shënuar 8 gola dhe dhuruar plot 21 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat