Është blerja e tretë më e shtrenjtë e historisë, habit ylli i La Ligas: Tani e kuptoj sa i lumtur kam qenë!

Futboll

Është blerja e tretë më e shtrenjtë e historisë, habit ylli i La Ligas: Tani e kuptoj sa i lumtur kam qenë!

Më: 6 janar 2020 Në ora: 17:12
Joao Felix

Atletico Madrid bëri një çmenduri të vërtetë verën e vitit të shkuar, teksa transferoi për plot 126 milionë euro Joao Felix nga Benfica, duke e bërë djaloshin blerjen e tretë më të shtrenjtë të historisë së futbollit.

Deri në këto momente 20-vjeçari nuk ka ecur siç duhet, pasi në 15 ndeshje të luajtura ka shënuar vetëm 2 gola në La Liga dhe nuk ka shfaqur potencialin e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mundo Deportivo”, Felix i ka çuditur të gjithë, teksa ka dhënë një deklaratë që mund të hapë shumë polemika.

“Tani e kuptoj se sa i lumtur kam qenë te Benfica”, është shprehur djaloshi portugez. Joao Felix nuk po kalon një moment të mirë në Madrid, pasi edhe presioni ndaj tij nuk është i vogël, duke ditur që janë shpenzuar plot 126 milionë euro për të. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo deklaratë nga drejtuesit e Atleticos, të cilët presin shumë nga djaloshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat