Rashford: Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta fitojmë ligën

Futboll

Rashford: Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta fitojmë ligën

Më: 7 janar 2020 Në ora: 16:06
Rashford: Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta fitojmë ligën

Marcus Rashfordi ka insistuar se Manchester Unitedi do të bëjë gjithçka të mundur për ta mbyllur këtë sezon me tre trofetë e kupave, para ndeshjes kundër Manchester Cityt në Carabao Cup.

Sezoni i “Djajve të Kuq” në Premierligës është dëmtuar nga paraqitjet dhe rezultatet e dobëta, pasi që Manchester Unitedi ka arritur t’i marrë vetëm tetë fitore nga 21 paraqitjet e para.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ende ka gjasa ta mbyllë sezonin në top katërshe të Anglisë, por shpresat për ta fituar titullin e kampionit i ishin shuar shumë kohë më parë, pasi që Liverpooli tani radhitet në krye të tabelës me 27 pikë më shumë sesa “Djajtë e kuq”.

Manchester Unitedi tani do të tentojë të jetë i suksseshëm në FA Cup – ku do të luajë kundër Watfordit ose Tranmeres në rundin e katërt, nëse e mposht Wolves në ndeshjen kthyese – në Ligën e Evropës – ku është kualifikuar për fazën eliminatore – dhe në Carabao Cup – ku sot do ta luajnë gjysmëfinalen e parë kundër Manchester Cityt.

“Të jem i sinqertë, tani ne do të tentojmë ta marrim çdo trofe. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta fitojmë ligën, por jemi të përfshirë ende në disa gara të tjera, kështu që ne mund ta mbyllim sezonin me tre trofe”, ka thënë Rashfordi.

“Unë e mbaj në mendjen time gjithmonë këtë gjë si qëllimin tim kryesor dhe synimin kryesor të skuadrës për këtë sezon”.

Manchester Unitedi e kishte mposhtur me rezultat 2:1 Manchester Cityt në Premierligë, më 7 dhjetor në Premierligë, falë golave të shënuara nga Rashfordi dhe Anthony Martiali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat