Trajneri i Romës premton

Futboll

Trajneri i Romës premton

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:22
Trajneri i Romës premton

Juventusi do ta mbyllë fazën e parë të Serisë A me transfertën e vështirë në Romë, ku trajneri i verdhekuqve, Paulo Fonseka, është i bindur se ka një plan të veçantë për ta vënë në vështirësi Kristiano Ronaldon: 

“Nuk di të them nëse sivjet është Interi apo Juventusi skuadra më e fortë në Itali, por unë di se të dielën do të kemi përballë kampionët.

Juvja është një skuadër madhështore, por edhe pse nuk është vetëm Ronaldo pika e tyre e forcës, unë po punoj dhe dua që pas përballjes me ne, ta shoh me sytë e mi një Kristiano të frustruar, të tërbuar, të nervozuar, pasi do të ketë humbur përballë nesh.

Mendoj se ndeshje si kjo me Juven janë ato duele për të cilat zgjedh të bësh futbollistin ose trajnerin”, tha Fonseka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat