Solskjaer drejt shkarkimit!

Futboll

Solskjaer drejt shkarkimit!

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:50
Solskjaer drejt shkarkimit!

Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e fundit kanë vënë sërish në rrezik pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United. Trajneri norvegjez me siguri është në muajt e tij të fundit në stolin e “Djajve të Kuq”, pasi në fund të këtij sezoni me siguri do të shkarkohet nga detyra.

Ato që e bëjnë edhe më të besueshëm këtë lajm janë zërat mbi interesimin e Manchester United për Massimiliano Allegrin.

Ish-trajneri i Juventusit është një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, madje drejtuesit e United e kanë kontaktuar Allegrin për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, por përgjigjia e italianit ka qenë e prerë: “ Faleminderit por nuk marr drejtimin e një skuadre në kampionat e sipër, pres fundin e sezonit”.

Pra nëse Allegri do të kishte dhënë një përgjigje pozitive, me shumë mundësi Solskjaer do të ishte shkarkuar që përpara disa javësh. E ardhmja e Allegrit gjatë kësaj periudhe u lidh edhe me stolin e Arsenalin por në fund “topçinjtë” punësuan Artetën.

Tashmë Max Allegri është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e United në fund të këtij sezoni, ndërkohë që sipas Daily Mail një kandidaturë tjetër për klubin nga Old Trafford për t’i besuar pankinën është edhe Maurizio Pochettino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat