Mbappe po e mban në ankth PSG-në

Futboll

Mbappe po e mban në ankth PSG-në

Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:54
Mbappe po e mban në ankth PSG-në

Kampioni i botës Kylian Mbappe, po mban në ankth skuadrën e Paris Saint Germain, pasi në përfundim të ndeshjes së Kupës ndaj Saint Eteinne, refuzoi të flasë për rinovimin e kontratës, që i përfundon verën e 2022-shit.

Në shënjestër të Realit të Madridit, por edhe të disa prej klubeve të tjera nga më të fuqishmit e Europës, e ardhmja e Mbappe nuk duket aq e qartë, dhe dyshimet i shton edhe deklarata e tij me sulmuesin që u shpreh:

"Tani për tani dua vetëm të luaj futboll dhe të përqendrohem te sezoni aktual.

Klubi është mirë, ambienti i qetë dhe stabël, tani nuk është momenti për të folur për zgjatjen e kontratës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat