Napoli bën dhuratën e parë për Gattuson!

Futboll

Napoli bën dhuratën e parë për Gattuson!

Më: 10 janar 2020 Në ora: 09:38
Diego Demme

 

Napoli thuajse e ka finalizuar blerjen e parë për këtë merkato. Klubi nga “San Paolo” ka arritur marrëveshjen me Leipzig për të marrë mesfushorin Diego Demme. Ky i fundit do të kalojë në Napoli për 12 milionë euro.

Kjo është dhurata e parë për trajnerin Gattuso, i cili do të ketë një alternativë më tepër në mesin e fushës.

Demme ishte pjesë e Leipzig që nga janari i vitit 2014, kohë kur u ble nga Paderborn për vetëm 350 mijë euro. 28-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, si dhe 5 takime në Champions, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat