Patrick Cutrone rikthehet në Serie A!

Futboll

Patrick Cutrone rikthehet në Serie A!

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:37
Patrick Cutrone

Verën e vitit të shkuar, Patrick Cutrone u largua nga Milani, duke zgjedhur Wolvesin si destinacionin e radhës.

Sidoqoftë, aventura në Premier League nuk shkoi siç duhet për italianin, i cili duket se është rikthyer dhe një herë në atdhe.

Sipas lajmeve të fundit, Cutrone ka mbërritur në Firence për të kryer vizitat mjekësore te Fiorentina. Sulmuesi do të kalojë në “Artemio Franchi” në formulën e huazimit me të drejtë blerje për 18 milionë euro.

Në Premier League, Cutrone luajti 12 ndeshje, ku shënoi dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat