Duka: Ky njeri na shkatërroi Kombëtaren

Futboll

Duka: Ky njeri na shkatërroi Kombëtaren

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:41
Duka: Ky njeri na shkatërroi Kombëtaren

Një linjë e drejtpërdrejtë lidh Italinë dhe Shqipërinë. Dy vende të ndara nga deti Adriatik, por mjaft afër në shumë mënyra. Midis këtyre lidhjeve spikat futbolli, për të cilin janë të çmendur edhe në brigjet e Ballkanit të Europës. Një futboll pasioni ai shqiptar, por cilësisht inferior, i cili arriti kulmin e tij me kualifikimin e kombëtares kuqezi në finalet e “Euro 2016”….”

Me këtë përshkrim e nis shkrimin e vet “www.lalaziosiamonoi.it”, duke iu referuar një interviste të presidentit Armand Duka për “Radiosei”.

Shkrimi në fjalë vazhdon më tej: “Një mrekulli sportive e firmosur nga një italian, Gianni De Biasi. Dhe janë pikërisht trajnerët trengjyrësh, ku Federata Shqiptare e Futbollit është mbështetur në vitet e fundit, më saktësisht që nga viti 2002. Një ide e lindur nga presidenti aktual i FSHF, Armand Duka, i cili përuroi eksperimentin “e suksesshëm” me Beppe Dossena, duke e vazhduar atë deri më sot, deri tek ish-trajneri i Lazio, Edy Reja.

Lidhja midis bardhekaltërve dhe Shqipërisë është e mirë edhe për shkak të drejtorit sportive Igli Tare, pikë referimi në vendin e tij të lindjes (dhe jo vetëm). “Trajnerët italianë janë më të mirët, – janë fjalët e Dukës, të raportuara nga “Radiosei”. – Reja ishte pak i hutuar në fillim, kur I bëmë ofertën, kështu që Igli Tare e thirri dhe e bindi të bëhej trajneri i Shqipërisë. Edy është një trajner me shumë përvojë dhe një njeri i mençur. Ai riktheu buzëqeshjen në ekip dhe përfundimisht ka krijuar një atmosferë konstruktive”, transmeton Telesport.

Kjo bie lehtë në sy, sepse paraardhësi i tij, ish-lojtari i Romës, Christian Panucci, përfaqësonte përjashtimin klasik nga rregulli idilik midis FSHF dhe trajnerëve italianë. Duka e konfirmon këtë: “Një zgjedhje e gabuar, ai shkatërroi ekipin. Panucci ishte një njeri konfliktual, ai nuk do të bëhet kurrë trajner. Pas çdo ndeshjeje pati tensione me shtypin, krijoi përçarje në ekip.

Ai nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për shkarkimin, ai menjëherë më tha se do të pretendonte deri edhe qindarkën e fundit të kontratës. Gjithashtu, ka kërkuar edhe premiot e ndeshjeve të luajtura nën drejtimin e Edy Reja. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësie dhe etike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat