Marotta: Vidal është një nga objektivët tanë

Futboll

Marotta: Vidal është një nga objektivët tanë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:47
Marotta: Vidal është një nga objektivët tanë

Shefi ekzekutiv i Inter, Giuseppe Marotta, ka zbuluar disa nga planet e skuadrës italiane për merkaton.

Beppe Marotta ka bërë të ditur se Inter synon të përforcohet në fazën e mesfushës, por jo vetëm.

Një nga emrat që është lidhur më së shumti me kalimin tek Inter gjatë kësaj merkatoje është ai i Arturo Vidal, yllit të Barcelonës.

Një interesim për lojtarin e katalanëve e ka konfirmuar edhe shefi ekzekutiv i Inter, Marotta.

“Vidal është një nga objektivët tanë. Kurse, sa i përket yllit të Tottenham, Eriksen, merkatoja mbyllet në fund të janarit” ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Po punojmë shumë, por për të përmirësuar kualitetin e skuadrës, nënshkrimet janë të nevojshme dhe është e qartë se ka vështirësi” ka shtuar shefi ekzekutiv i ‘Zi kaltërve’.

Barcelona nuk janë të bindur që ta lënë Vidal të largohet, kurse Inter duket se do të tentojnë deri në fund për lojtarin kilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat