Manchester United ka marrë lajme të mir

Futboll

Manchester United ka marrë lajme të mir

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:51
Manchester United ka marrë lajme të mir

Manchester United ka marrë lajme të mira lidhur me mbrojtësin Harry Maguire.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Maguire, kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të United, duke ngjallur frikë tek skuadra.

Megjithatë, ‘Dailymail’ bën të ditur se lëndimi i lojtarit nuk është aq serioz, dhe ai ka gjasë që të kthehet qysh në ndeshjen kundër Norwich, transmeton ljami.net.

26 vjeçari ka zhvilluar edhe seancën stërvitore të mbajtur dje, në ‘Carrington’, duke mos treguar probleme serioze.

Mbetet të shihet nëse Ole Gunnar Solskjaer do të startojë me Maguire, ose nëse do ta lë në stol, për të mos rrezikuar.

Maguire është pika kyçe e mbrojtjes së United, dhe mungesa e tij do të ishte humbje e madhe për ‘Djajtë e kuq’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat