Teuta zyrtarizon një tjetër sulmues

Futboll

Teuta zyrtarizon një tjetër sulmues

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:01
Teuta zyrtarizon një tjetër sulmues

Tjetër afrim te Teuta. Pas sulmuesit Ide Coulibaly, drejtuesit e klubit durrsak kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Edi Martini edhe sulmuesin e talentuar 19-vjeçar Ildi Gruda.

Shkodrani i cili ka dalë si lojtar nga akademia e Vllaznisë, më parë ka luajtur me Shënkollin në Kategorinë e Parë dhe Valletan në Maltë.

Ka qenë vetë klubi i Teutës në faqen zyrtare që ka njoftuar afrimin e Ildi Grudës edhe pse termat e kontratës nuk bëhen të ditura. Vetë futbollisti ka pozuar me fanellën e “Djemëve të Detit” dhe po pret me padurim të nisë këtë eksperiencë të re.

Ndërkohë nga Teuta në mërkato të dimrit janë larguar dy futbollistë, mesfushori Roni Gashi dhe sulmuesi malazez Nikac të dy të transferuar në Ipko Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat