Messi: Fatkeqësisht nuk e morëm fitoren

Futboll

Messi: Fatkeqësisht nuk e morëm fitoren

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:02
Messi: Fatkeqësisht nuk e morëm fitoren

Lionel Messi ka shprehur dëshpërimin e tij pas humbjes nga Atletico Madrid.

Barcelona është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur 3:2 nga Atletico Madrid.

“Është e rëndë të humbasim sepse ishte një titull, ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe fatkeqësisht nuk e morëm fitoren”, ka deklaruar Lionel Messi.

“Ne duhet edhe më shumë të përmirësohemi”, shtoi ai.

Pos golit të barazimit, Messi shënoi edhe një gol tjetër por i cili u anulua nga VAR.

Në finale do të takohen Real Madrid dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat