Lajme të këqija për Suedinë para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Lajme të këqija për Suedinë para ndeshjes me Kosovën

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:42
Lajme të këqija për Suedinë para ndeshjes me Kosovën

Suedia ka mësuar disa lajme aspak të mira para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja skandinave ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Moldavisë, para përballjes me Kosovën, dhe në këtë ndeshje ka humbur njërin nga yjet e kombëtares.

Jordan Larsson është lojtari që ka pësuar një lëndim, bëhet e ditur nga ‘Footballskanal’.

Larson, i cili shënoi golin e fitores për Suedinë, kundër Moldavisë, do të jetë jashtë fushave të blerta kundër “Dardanëve”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares suedeze, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një lëndim muskulor, minor, por që ia pamundëson paraqitjen ndaj Kosovës.

Goli kundër Moldavisë, ishte i pari për Larsson me kombëtaren A të Suedisë.

Skandinavët fituan me rezultat 1:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat