Pas humbjes kundër Atleticos, Valverde u jep pushim lojtarëve të Barcelonës

Futboll

Pas humbjes kundër Atleticos, Valverde u jep pushim lojtarëve të Barcelonës

Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:29
Ernesto Valverdes

Skuadra e Barcelonës do të kthehet në Spanjë nga Arabia Saudite të premten dhe futbollistët e Ernesto Valverdes do ta kenë pushim të gjithë fundjavës, pasi që s’kanë stërvitje deri të hënën.

Ndeshja e radhës për klubin katalonas do të nisë të dielën e ardhshme në orën 21:00 në Camp Nou, kundër Granadas, por trajneri i Barcelonës ka vendosur t’u japë pushim lojtarëve pas udhëtimit të tyre në Jedah.

Valverde dëshiron që lojtarët e tij të relaksohen, ta lënë prapa disfatën me rezultat 3:2 kundër Atletico Madridin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e radhës.

Barcelona s’do të ketë ndeshje në mesjavë dhe trajneri Valverde e ka mundësinë të përqendrohet te gabimet që ata i bënë në dy ndeshjet e tyre të fundit, kundër Espanyolit dhe Atletico Madridit.

Përderisa Valverde dëshiron që lojtarët e tij të relaksohen, ai vetë do ta ketë të pamundur këtë gjë shkaku i presionit të shtuar mbi postin e tij si trajner i Barcelonës.

Madje, mediumi spanjoll RAC1 raporton se zyrtarë të Barcelonës janë takuar me ish-mesfushorin legjendar Xavi për ta diskutuar mundësinë që ai ta zëvendësojë Valverden në postin e trajnerit të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat